* .Barça World ♥ *: Zbulohet oferta e Bayernit për Messin

Friday, October 25, 2013

Zbulohet oferta e Bayernit për Messin

Lionel Messi  /FCBAFC
Eshtë folur edhe më parë për një ofertë të çmendur me shumë zero, konkretisht 250 milionë Euro, që Barça e ka refuzuar për yllin e saj, Leo Messi, por tani dalin në dritë detaje të reja se nga erdhi kjo ofertë. Në Spanjë, El Mundo Deportivo dhe Punto Pelota raportojnë se argjentinasi është kërkuar nga ish trajneri i tij Pep Guardiola dhe Bayerni ishte i gatshëm të firmoste çekun prej 125 milionë Eurosh. Klauzola e Messit në kontratën me blaugranat është 250 milionë, pra dy herë më shumë se oferta e mbetur në tentativë e kampionëve të Gjermanisë.
Gjithsesi në skenë ishte gati të shfaqej një sponsor gjigant, shumë i gatshëm të plotësonte shumën e kërkuar nga klubi katalanas për ta lënë Messin të lirë. Në garë ndërkohë ishin edhe dy klube të tjera të mëdha europiane. Përfaqësuesit e sulmuesit 26-vjeçar i kishin paralajmëruar drejtuesit e blaugranave për ekzistencën e këtyre tratativave, duke i nxitur në të njëjtën kohë që kontrata e Messit të rishikohet dhe paga e tij të arrijë nivelin ose ta kalojë pagën prej 18 milionë Eurosh në sezon të Cristiano Ronaldos. Mesa duket sfida mes dy rivalëve të përbetuar nuk luhet vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

No comments:

Post a Comment

div class=’post-body entry-content’ expr:id=’"post-body-" + data:post.id