* .Barça World ♥ *: Kush do të jet "Mbreti" për 2013 ?

Monday, January 13, 2014

Kush do të jet "Mbreti" për 2013 ?

Fifa Ballon D'or


Cristiano Ronaldo, 
Franck Ribery dhe Lionel Messi.Natyrisht që kjo nuk është renditja finale e podiumit të "Topit të Artë 2013", por kështu thonë thashethemet në pritje të njohjes së të vërtetës. Natyrisht që për tri kandidatët finalistë nuk ka surpriza, por natyrisht që surprizat mbase nuk do të mungojnë sot pasdite, në orën 18:00 në Zyrih, kur spektakli i organizuar nga FIFA do të shpërblejë edhe më të mirin e globit për vitin e kaluar, por jo vetëm. 

Nëse shumica mendojnë se sivjet duhet të jetë viti iFranck Ribery-së (nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe) që fitoi gjithçka me Bayern Munchen, deri në nëntor u përfol se do të ishte sërish Lionel Messi "mbreti" i botës (e ka fituar 4 herë radhazi (2009-2012) trofeun personal). Por, pas Play Off-eve të Botërorit "Brazil 2014", ku Cristiano Ronaldo (e ka fituar në 2008-ën) shkëlqeu dhe FIFA mendoi të rihapte edhe votimin, duke krijuar jo pak polemikë dhe tashmë të gjithë mendojnë se do të jetë portugezi fituesi i sivjetshëm, edhe pse arritjet e tij të sivjetshme me përfaqësuesen duhet të vlenin për sezonin tjetër. 

Gjithsesi, se çfarë do të ndodhë mes një kaosi dyshimesh, e vërteta do të mësohet sot në ora 18:00.

No comments:

Post a Comment

div class=’post-body entry-content’ expr:id=’"post-body-" + data:post.id