* .Barça World ♥ *: Roma kërkon Montoyan dhe Sanabrian

Monday, January 13, 2014

Roma kërkon Montoyan dhe Sanabrian


Martin Montoya

Roma mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen. Drejtori i përgjithshëm Baldissoni shprehet se shoqëria do të punojë fort për të ndërtuar një skuadër e cila duhet të qëndrojë në nivele të larta edhe gjatë viteve të ardhshme. Dhe nga fjalët, drejtuesit e shoqërisë hidhen te veprat sepse pas blerjes së Paredes, Roma kërkon të transferojë në kryeqytet edhe dy nga yjet e Barcelonës, i rritur në kanterën e famshme La Masia. Bëhet fjalë për Sanabrian dhe Montoyan ku i pari është shumë pranë fanellës verdhekuqe. Skuadra italiane duhet të derdhë 3 milionë Euro për të konkretizuar transferimin e tij pasi ky është edhe limiti i klauzolës së vendosur nga skuadra katalanase.
Nëse Sanabria transferohet në Itali, do të luajë disa muaj në formë huazimi te Verona dhe më pas do të rikthehet në kryeqytet. Nga ana tjetër, Roma po monitoron me kujdes edhe situatën e Montoyas. Kontrata e djaloshit skadon në Qershor dhe ai mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes. Për Romën do të ishte një blerje me shumë vlera dhe Walter Sabatini do të tentojë deri në fund për ta shkëputur nga shoqëria blaugrana.

No comments:

Post a Comment

div class=’post-body entry-content’ expr:id=’"post-body-" + data:post.id