* .Barça World ♥ *

Sunday, March 2, 2014

Rafinha Alcântara një shpres për mesfushën.! ( VIDEO)



Pasi skuadra e Barcelonës në sezonin e kaluar shiti Thiago Alcantara tek Bayern Munchen  dhe duke par mos efektivitetin e te riut Sergio Roberto i cili deri më tani nuk ka arritur të lër ndonjë gjurm në ato minuta që ka luajtur , tashmë shpresat jan tek i huazuari i Barcelonës tek Celta Vigo  Rafinha Alcantara  , i cili me lojen e tij ka mahnitur të gjithë .

Tashmë Barcelona duhet të mendoj mir ta lër edhe një sezon në huazim apo ta aktivizoj në skuadër nga sezoni i ardhshëm duke par që tek Xavi Hernandez vitet e kan bër  të vetën.

I mbetet drejtuesve të zgjedhin më të mirën për klubin.!

Halilovic, përzierje e Messit dhe Iniestas


Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Robert Jarni, ka komplimentuar transferimin e ri të Barcelonës, Alen Halilovic.

Sipas Jarnit, talenti i ri që ka transferuar Barcelona nga Dinamo Zagrebi është një përzierje e Lionel Messit dhe Andres Iniestas. Lojtari u kërkua nga klubet më të mëdha evropiane.
“Ai nuk është sikur Modric, ai e ka prekjen e Andres Iniestas dhe Lionel Messit, por ai është ende i ri”.
“Loja e Barcelonës është e përkryer për të. Djaloshi pëlqen që të luajë më shumë me top”, ka thënë Jarni.

Edhe vellai i Aleni`t, Dino Halilovic , do ti bashkohet Barcelones !


Edhe nje goditje tjeter nga Barcelona. Dino Halilovic, vellai i Alen Halilovic, 16 vjecari, Dino, do te kaloj ne rradhet e Barcelones. Manches
ter Utd, ishte ne nje gare te madhe me disa klube tjera, mirpo edhe ai vendosi ti bashkohej Barcelones !

- Ai do te luaj se pari ne Barcelona Juvenil, e me pastaj ne Barcelona B, e pastaj ne ekipin e pare. Mos harroni, ai eshte i vitit 1998, pra 16 vjecar ! Dino do te vlej plot 400.000 mije euro ! 

Sunday, February 9, 2014

Dinamo Zagred konfirmon ofertën e Barcelonës për talentin Alen Haliloviç



Drejtori ekzekutiv i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic ia  konfirmon  shtypit kroat se klubi i ka dorëzuar një ofertë nga Barcelona për  'perlën ' Alen Haliloviç.
Alen Haliloviç është një mesfushor në të majtë përdoret për të luajtur edhe në të djathtë. Ai  ka cilësi të mëdha, aftësi në një me një dhe gjuajtje  te mirë. Ai është shumë i shpejtë me topin në këmbët e tij, por ka për të përmirësuar ende fiziksht dhe individualisht.

Monday, January 13, 2014

Roma kërkon Montoyan dhe Sanabrian


Martin Montoya

Roma mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen. Drejtori i përgjithshëm Baldissoni shprehet se shoqëria do të punojë fort për të ndërtuar një skuadër e cila duhet të qëndrojë në nivele të larta edhe gjatë viteve të ardhshme. Dhe nga fjalët, drejtuesit e shoqërisë hidhen te veprat sepse pas blerjes së Paredes, Roma kërkon të transferojë në kryeqytet edhe dy nga yjet e Barcelonës, i rritur në kanterën e famshme La Masia. Bëhet fjalë për Sanabrian dhe Montoyan ku i pari është shumë pranë fanellës verdhekuqe. Skuadra italiane duhet të derdhë 3 milionë Euro për të konkretizuar transferimin e tij pasi ky është edhe limiti i klauzolës së vendosur nga skuadra katalanase.
Nëse Sanabria transferohet në Itali, do të luajë disa muaj në formë huazimi te Verona dhe më pas do të rikthehet në kryeqytet. Nga ana tjetër, Roma po monitoron me kujdes edhe situatën e Montoyas. Kontrata e djaloshit skadon në Qershor dhe ai mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes. Për Romën do të ishte një blerje me shumë vlera dhe Walter Sabatini do të tentojë deri në fund për ta shkëputur nga shoqëria blaugrana.

Kush do të jet "Mbreti" për 2013 ?

Fifa Ballon D'or


Cristiano Ronaldo, 
Franck Ribery dhe Lionel Messi.Natyrisht që kjo nuk është renditja finale e podiumit të "Topit të Artë 2013", por kështu thonë thashethemet në pritje të njohjes së të vërtetës. Natyrisht që për tri kandidatët finalistë nuk ka surpriza, por natyrisht që surprizat mbase nuk do të mungojnë sot pasdite, në orën 18:00 në Zyrih, kur spektakli i organizuar nga FIFA do të shpërblejë edhe më të mirin e globit për vitin e kaluar, por jo vetëm. 

Nëse shumica mendojnë se sivjet duhet të jetë viti iFranck Ribery-së (nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe) që fitoi gjithçka me Bayern Munchen, deri në nëntor u përfol se do të ishte sërish Lionel Messi "mbreti" i botës (e ka fituar 4 herë radhazi (2009-2012) trofeun personal). Por, pas Play Off-eve të Botërorit "Brazil 2014", ku Cristiano Ronaldo (e ka fituar në 2008-ën) shkëlqeu dhe FIFA mendoi të rihapte edhe votimin, duke krijuar jo pak polemikë dhe tashmë të gjithë mendojnë se do të jetë portugezi fituesi i sivjetshëm, edhe pse arritjet e tij të sivjetshme me përfaqësuesen duhet të vlenin për sezonin tjetër. 

Gjithsesi, se çfarë do të ndodhë mes një kaosi dyshimesh, e vërteta do të mësohet sot në ora 18:00.

div class=’post-body entry-content’ expr:id=’"post-body-" + data:post.id